Nga Naço te Kodheli që rikthehet në detyrë/ Zgjidhen kryetarët e komisioneve, ja kush do jenë përfaqësuesit e opozitës

10/09/2021 20:09

Nën drejtimin e deputetes së Partisë Socialiste Luljeta Bozo, në Kuvendin e Shqipërisë u zhvilluan sot dy seanca të legjislaturës së X të Kuvendit te Shqiperise.

Në seancën e dytë parlamentarë që u mbajt në 17:00 deputetët zgjodhën edhe kryetaren e re të Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila do të mbajë atë post për 4 vitet e ardhshme.

Në votim morën pjesë 137 deputetë, nga 83 vota të vlefshme siguroi 79 vota pro dhe 4 kundër dhe kështu u zgjodh Kryetare e re e Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën e dhjetë të këtij Kuvendi, Lindita Nikolla.

Rikthimi i opozitës në sallën e Kuvendit pas 2 vite e gjysmë nuk ka ulur ‘gjakrat’ e PD. Basha i porositi demokratët se si duhet të sillen në seancën e Kuvendit, që të votonin kundër Nikollës dhe porosia e Bashës u vu në zbatim.
Ndryshe nga qëndrimi i deputetëve të Partisë Demokratike, deputetët e LSI mbajtën një qëndrim ndryshe, ata votuan për kryetaren e re të Parlamentit, Lindita Nikollën, edhe pse vota e tyre ishte kundër!

Ndërkaq, kryetar i Komisionit të Sigurisë u zgjodh Nasip Naço, kryetare e ligjeve u zgjodh Klotilda Ferhati.

Nënkryetare e Komisionit të Integrimit u zgjodh Etilda Gjonaj, ndërsa kryetare e Komisionit të Jashtëm u zgjodh Mimi Kodheli.

Kryetare e Komisionit tek Veprimtaria Prodhuese u zgjodh Arben Pëllumbi, ndërsa nënkryetar i Komisionit të Medias u zgjodh Petro Koçi.

Ermonela Felaj u zgjodh nënkryetare e Kuvendit. Nënkryetare e Komisionit të Shëndetësisë u zgjodh Klotilda Spahiu

Nga opozita Jorida Tabaku është zgjedhur te Integrimi, Albana Vokshi tek Shëndetësia, Agron Gjekmarkaj tek Media dhe Enkelejd Alibeaj nënkryetar parlamenti.

Top Channel