Vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zhupan në Fier rreth orës 22:50.

Shtetasi Elton Meta, 31 -vjeç ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bendaj në banesën e ish-vjehrrit. Top Channel ka mësuar se çifti ka një vajzë të mitur.

Pas krimit autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit.

Po kush është Elton Meta që tronditi sërish vendin me krim brenda familjes?

Autori i krimit, Elton Meta njihej si një person problematik. Top Channel ka mësuar gjithashtu se më 20 shtator të vitit të kaluar, 31-vjeçari ka marrë peng familjarët e viktimës. Është dashur ndërhyrja e policisë që të liroheshin personat e marrë peng. Ndërkohë po një vit më parë ai u gjykua për 3 akuza: armëmbajtje pa leje, dhunë në familje dhe pengmarrje.

Lexoni edhe: Foto/ Para 1 viti u gjykua për dhunë në familje e pengmarrje, ja kush është 31-vjeçari që vrau ish-bashkëshorten në Fier

Për ngjarjen e rëndë reaguan edhe familjarët e viktimës

Armando Bendaj, vëllai i viktimës në një prononcim për mediat akuzon gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që nuk i dhanë dënimin e merituar 31-vjeçarit pasi më herët ai ishte akuzuar për dhunë dhe armë mbajtje pa leje. “Ai ishte një frikacak që të vriste pas krahëve, trimi del përballë. Ishte mamaja në momentin e ngjarjes. Motrën e vrau kur po hante bukë, sa u kthye nga puna. Motra ndërroi jetë në vend, plumbi e kishte kapur në mushkëri”- u shpreh vëllai i viktimës.

Lexoni edhe: “E vrau kur po hante bukë, sa u kthye nga puna”, vëllai i viktimës rrëfen momentet e ngjarjes së rëndë në Fier

Video e prononcimit të vëllait të viktimës

FOTO GALERI
12/12
Vendi i ngjarjes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA