Danimarka celebron heqjen e të gjitha kufizimeve Covid-19: Virusi jo më kërcënim (fotot)

10/09/2021 19:50

Danimarka festonte sot atë që quhej nga mediat “Dita e Lirisë” pas heqjes së kufizimeve të fundit të Covid-19 duke deklaruar se virusi “nuk është më kërcënim falë vaksinës”.

Masa e fundit e shfuqizuar ishte pasaporta e vaksinës në klubet e natës, e cila kishte nisur në mars 2021 kur Kopenagen nisi të zbuste kufizimet.

Masat ishin shfuqizuar prej 1 shtatorit përveç klubeve të natës, ku pasaporta e vaksinës u shfuqizua sot.

Teksa asnjë nuk mban më maskë, rrugët mbushen plot dhe koncertet mbledhin mijëra të rinj, vendi duket i vendosur drejt rikthimit në normalitet.

“Në ne Danimarkë jemi përpara në lidhje me situatën pasi nuk kemi më kufizime dhe kemi lënë prapa pandeminë falë vaksinimit”, tha për agjencinë AFP, Ulrik Orum-Petersen, promovues eventesh i agjencisë ‘Live Nation’.

Një koncert në Kopenhagen pret nesër 50,000 njerëz dhe është i pari në Evropë që prej nisjes së krizës së pandemisë.

Ndërsa më 4 shtator, Live Nation organizon një tjetër festival të hapur në Kopenhagen ku pritet të mblidhen 15,000 njerëz.

Danimarka thotë se ka vaksinuar 73 përqind të popullatës së saj prej 5.8 milionë, dhe 96 përqind të qytetarëve 65 vjeç e lart.

Me rreth 500 raste ditore të Covid dhe “ritme riprodhimi” prej 0.7, autoritetet daneze thonë se virusi është nën kontroll.

Por ministri i shëndetësisë Magnus Heunicke ka paralajmëruar se qeveria nuk do të hezitojë të rivendosë kufizimet nëse e sheh të nevojshme.

OBSH ende e konsideron situatën globale kritike dhe ka bërë thirrje për kujdes.

Danimarka thotë se aktualisht ka vetëm 130 shtrime spitalore me koronavirus dhe kryen observime të imtësishme për ndjekjen e situatës.

FOTO GALERI
5/5
Teksa asnjë nuk mban më maskë, rrugët mbushen plot dhe koncertet mbledhin mijëra të rinj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA