Shpërthen impianti më i madh i gazit në Katar, të paktën 13 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Dy të rinj britanikë janë vlerësuar si heronj kur ndërhynë për të ndaluar sulmin seksual ndaj dy vajzave, por u kthyen ata vetë në viktima.
Dyshja, njëri 19 e tjetri 25 vjeçar, thanë se shkuan për të ndihmuar një vajzë në nevojë në qytetin Stoke-on-Trent.
Por ata u sulmuan brutalisht të dy deri sa humbën ndjenjat, gjatë konfrontimit të rëndë mëngjesin e të dielës.
Një prej viktimave kishte nevojë për operacion rindërtimi të fytyrës. Policia ende nuk ka bërë arrestime për sulmin.
Ben Mortimer tha se djemtë ishin djali i gruas së tij me një shok, të cilët i lavdëronte për guximin e tyre ndaj sulmuesve.
“Ata meritojnë medalje për rrezikimin e jetës për të tjerët. Thjeshtri im ka kocka të thyera në fytyrë pasi ata e qëlluan me shkelma kur ishte pa ndjenja”.
Në njoftimin e policisë për kërkesë informacioni thuhej se dy sulmuesit ishin me ngjyrë, njëri me bluzë të bardhë e xhinse, ndërsa tjetri me veshje të errëta.
Duke raportuar për incidentin, shërbimi i ambulancës tha se dy pacientët ishin gjetur me plagë të rënda për jetën.
Në vend u dërguan ambulancat të cilat gjetën dy pacientët me plagë serioze dhe u dërguan në spital”. Policia po bën apel për informacione mbi sulmuesit.
Top Channel