Të rinjtë përfundojnë me plagë të rënda kur ndërhynë për të ndaluar përdhunimin e vajzave (fotot)

09/09/2021 16:28

Dy të rinj britanikë janë vlerësuar si heronj kur ndërhynë për të ndaluar sulmin seksual ndaj dy vajzave, por u kthyen ata vetë në viktima.

Dyshja, njëri 19 e tjetri 25 vjeçar, thanë se shkuan për të ndihmuar një vajzë në nevojë në qytetin Stoke-on-Trent.

Por ata u sulmuan brutalisht të dy deri sa humbën ndjenjat, gjatë konfrontimit të rëndë mëngjesin e të dielës.

Një prej viktimave kishte nevojë për operacion rindërtimi të fytyrës. Policia ende nuk ka bërë arrestime për sulmin.

Ben Mortimer tha se djemtë ishin djali i gruas së tij me një shok, të cilët i lavdëronte për guximin e tyre ndaj sulmuesve.

“Ata meritojnë medalje për rrezikimin e jetës për të tjerët. Thjeshtri im ka kocka të thyera në fytyrë pasi ata e qëlluan me shkelma kur ishte pa ndjenja”.

Në njoftimin e policisë për kërkesë informacioni thuhej se dy sulmuesit ishin me ngjyrë, njëri me bluzë të bardhë e xhinse, ndërsa tjetri me veshje të errëta.

Duke raportuar për incidentin, shërbimi i ambulancës tha se dy pacientët ishin gjetur me plagë të rënda për jetën.

Në vend u dërguan ambulancat të cilat gjetën dy pacientët me plagë serioze dhe u dërguan në spital”. Policia po bën apel për informacione mbi sulmuesit.

FOTO GALERI
2/3
Një 19 vjecar e nje 25 vjeçar shkuan për të ndihmuar një vajzë por ata u sulmuan brutalisht të dy deri sa humbën ndjenjat

Top Channel