Pamje nga vendi i ngjarjes

Autori i plagosjes së 2 vëllezërve në Fshatin e Ri në Shkodër është kapur.

Xhevahir Fikaj dyshohet si autori i plagosjes me armë zjarri të  I.G, si dhe i plagosjes  me sende të forta të shtetasit L.G.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për 47- vjeçarin.

Shkodër

Kapet  autori i dyshuar i plagosjes  së ndodhur ditën e djeshme në Fshatin e Ri, Rrethinat ,Shkodër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe strukturat hetimore të DVP Shkodër,  falë  reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, krehjes së zonës bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë e mundur  që në orët e para të mëngjesit të sotëm të kapej dhe ndalohej  shtetasi Xhevahir Fikaj., 47 vjeç. Ky shtetas dyshohet si autorë i plagosjes me armë zjarri të shtetasit I.G, si dhe i plagosjes  me sende të forta të shtetasit L.G (vëllezër)  pas një konflikti për motive pronësie. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel