Lajm i bukur për të rinjtë! Rama: Mandati i Tretë, faza e kalimit drejt një niveli tjetër në edukimin digjital

09/09/2021 11:42

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Mandati i Tretë do të jetë faza e kalimit drejt një niveli tjetër në edukimin digjital për fëmijët e të rinjtë.

Sipas tij, do të hapet një kapitull tjetër në edukimin e të rinjve me teknologjinë, ndërsa do të sigurohet një punësim cilësor në tregun global të botës online, pa qenë fare të detyruar të lëvizin nga vendbanimi i tyre në atdhe.

Rama tha se sapo ka ardhur në vendin tonë shkolla e famshme e Silicon Valley, Holberton School, e cila ka hapur edhe faqen e aplikimeve nga Shqipëria.

“LAJM I BUKUR PËR TË RINJTË

Në vazhdën e përpjekjes për të çelur një kapitull krejt të ri në edukimin e të rinjve me teknologjinë, duke krijuar kushte e mundësi që #Shqipëria2030 të jetë kampione në rajon për hapësirën digjitale dhe t’ju sigurojë të rinjve perspektivën e një punësimi cilësor në tregun global të botës online, pa qenë fare të detyruar të lëvizin nga vendbanimi i tyre në atdhe, sapo ka ardhur në vendin tonë shkolla e famshme e Silicon Valley, Holberton School, e cila ka hapur edhe faqen e aplikimeve nga Shqipëria

https://www.holbertonschool.com/

Mandati i Tretë do të jetë faza e kalimit drejt një niveli krejt tjetër në edukimin digjital për fëmijët e të rinte”, shkruan Rama.

Top Channel