Arratisja e palestinezëve/ Avionët izraelitë godasin në Gaza, arrestohen familjarët e të burgosurve

09/09/2021 15:35

Pas arratisjes së gjashtë të burgosurve palestinezë nga një burg izraelit i sigurisë së lartë, avionët gjuajtes kanë goditur dje disa objektiva në qytetin e Gazës duke shkaktuar dëme por jo të plagosur.

Familjarët e të burgosurve të arratisur janë bërë gjithashtu objektiv i ushtrisë me rreth dhjetë arrestime të raportuara deri tani.

Gjuajtësit izraelitë goditën në zonën Khan Younis në jug të Gaza duke shkaktuar zjarr e dëme në banesat pranë, por jo të plagosur.

Izraeli tha se sulmet ishin në kundërpërgjigje të lëshimit të tullumbacëve nga Gaza drejt qytezave kufitare izraelite që kishin shkaktuar zjarre në fusha.

Dje forcat izraelite ndaluan gjithashtu të paktën shtatë të afërm të disa prej të burgosurve palestinezë që u arratisën nga burg izraelit në fillim të javës, njoftojne autoritetet palestineze.

Mediat palestineze publikuan pamje të sulmeve ajrore të paralajmëruara në zonat e banuara te Gaza.

 

FOTO GALERI
2/3
Forcat izraelite ndaluan gjithashtu të paktën shtatë të afërm të disa prej të burgosurve palestinezë që u arratisën nga burg izraelit në fillim të javës

Top Channel