Një zjarr ka rënë sot në kodrën e Zvërnecit.

Zjarri që ka rënë në këtë fshat është duke djegur shkurre, dhe po mbahet nën kontroll për te mos kaluar në banesat apo në tokat me pemtari të fshatit Zvërnec.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj dhe bimësi u dogj në fshatin Panaja dhe Bestrovë.
Autorët e zjarrit të një dite më parë në Vlorë janë identifikuar nga policia.

Ata janë Sardi Dalipaj, 26 vjeç, banues në fshatin Bishan dhe Fatmir Rrapaj, 64 vjeç, banues në fshatin Mifol, punonjës të një firme pastrimi si dhe u vu nën hetim në gjendje të lirë E. D., 14 vjeç, për shkak të moshës.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, anës rrugës së vjetër Vlorë -Novoselë dhe si pasojë zjarri, i favorizuar dhe nga era, ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke me ullinj dhe bimësi të ndryshme në fshatrat Panaja dhe Bestrovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA