Vrasja e Astrit Ademajt/ Reagon kryetari i Komunës së Pejës: Jam shumë i tronditur nga ngjarja!

08/09/2021 22:14

Kryetari aktual i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ndodhur mbrëmjen e sotme, ku humbën jetën Astrit Ademaj, kandidati për kryetar i komunës së Pejës nga PDK dhe Blerand Kadriaj ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit.

Teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes, Muhaxheri thotë se është i tronditur me vrasjen e dyfishtë ku u vra Astrit Ademaj.

“Jam shumë i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur minuta më parë në Pejë, me ç’rast u vra dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga rradhët e PDK-së, Astrit Ademaj. Shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e dy jetëve të reja”, shkruan Muhaxheri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA