Pas rritjes së rasteve të reja me Covid në vendin tonë masa të reja janë marrë nga Komiteti e Ekspertëve. Teksa më datën 1 shtator ka nisur edhe mësimi plotësues në shkolla, ekspertët e shëndetit i bën thirrje mësuesve të vaksinohen deri më datë 30 shtator.

Njëjtë si mësuesit, studentët, vaksinën duhet ta marrë i gjithë personeli i shkollave, po ashtu thirrja shkon edhe për mjekët.

Në lidhje më këtë temë ka folur edhe Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në emisionin ‘Open’, e cila shprehet se mësuesit dhe mjekët nuk mund të rrezikojnë qytetarët duke mos u vaksinuar. Ajo tregon edhe se çfarë do të ndodhë me ata persona të cilët nuk pranojnë të vaksinohen deri më datë 30 shtator.

“Vaksinimi i detyrueshëm bëhet në atë raste kur prevalon e mira e shëndetit publik. Çdo person ashtu siç është i përgjegjshëm për shëndetin e vet ka edhe një detyrim publik. Vaksinimi i detyruar nuk është çudi dhe në Shqipëri, ju e dini që në shkollë nuk mund të regjistrohesh nëse nuk bëhen ato vaksinat e detyruara për në moshën që shkon në shkollë. Vaksinimi në këtë epidemi, e kemi filluar me ato grupe risku që mund ta marrin për shkak të profesionit të tyre dhe kanë predispozicionin për ta shpërndarë atë. Një mësues që vendos për vete të mos vaksinohet merr përgjegjësinë tu transmetojë infeksionin nxënësve që ka në klasë. Kjo nuk është diçka e pa ndodhur, ashtu si edhe rasti i mjekut në Kaliforni, i cili nuk ishte vaksinuar dhe infektoi gjysmën e klasës. Po kështu edhe për mjekët, ne nuk e kemi problem sepse 90% e personelit janë vaksinuar. Debati është shumë i madh, shkeljet e të drejtave të njeriut por edhe të drejtat e atij që i shërben. Ne nuk detyrojmë dhe u themi që nëse nuk e bëjnë në një afat të caktuar atëherë ne kemi të drejtë të kem një siguri që mësuesi që më vjen mua nuk është i infektuar, me anë të një testi PCR në mënyrë periodike”, tha Rakacolli.

-Çfarë ndodh me personin që nuk e bën, largohet nga puna?

“Jo nuk do të largohet, do të sjellë testin PCR për të vërtetuar që nuk është i infektuar. Se sa shpesh do ta bëjë do ta përcaktojë ekspertët e vaksinimit”, u shpreh zv. ministrja.

Top Channel