Në oborrin e kishës në fshatin Aharnes të Kretës një besimtar pasi merr dozën e vaksinës nga një ekip mjekësor futet më pas brenda, ndez një qiri, bën kryqin dhe puth ikonën.

Është një prej banorëve të cilët kanë qenë të pavendosur për tu vaksinuar, por më pas kanë dëgjuar këshillën e priftit të fshatit dhe janë bindur se vetëm vaksinimi do ti mbajë ata brenda normalitetit të jetës.

Organet greke në bashkëpunim edhe me ata klerikë që kanë shprehur dëshirën, kanë filluar administrimin e një program të ri vaksinimi nëpërmjet ekipeve mjekësore lëvizëse të cilat i kryejnë ato në oborret e kishave, një program pilot i shpallur së fundmi nga qeveria si një mjet për të inkurajuar më shumë qytetarët të vaksinohen.

Por ndërkohë përmasat e epidemisë kanë marrë certifikatat e rreme të pandemisë. Pas skandalit në qendrën shëndetësore Palamas të Kardhitses ku janë gjetur me dhjetëra certifikata të rreme të vaksinimit si dhe faktit që janë kryer 40.000 vaksinime ndërkohë që në zonë jetojnë rreth 6000 banorë, në gjithë Greqinë organet përkatëse kanë filluar hetimet.

Kryesisht prokuroria ka në shënjestër të paktën 4 qendra vaksinimi ndërsa po kryhen edhe kontrolle në dhjetë të tjera në qytetet e Selanikut, Kardhitses, Dramës, Kavales dhe ishujt Santorini e Ikaria.

Hetohet sidomos edhe në klinikat private për certifikata të rreme testeve PCR apo të certifikatave që vërtetojnë se dikush është prekur nga koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë dhe ai i administratës Civile kanë paralajmëruar se do të ketë dënime të rënda për të gjithë punonjësit që kanë kryer aktet të paligjshme si dhe gjoba të cilat shkojnë deri në 5000 euro.

Në administratën greke deri tani janë vaksinuar 70% të punonjësve, ndërkohë që është në tryezë vaksinimi i detyrueshëm i të gjithë nëpunësve të shtetit, nëse vala e katërt e pandemisë do të sjellë rritje të rasteve e të infektimit.

Me 37 vdekjet e sotme Greqia ka kaluar shifrën prej 14000 viktimash nga koronavirusi prej fillimit të pandemisë, ndërsa në 390 ka shkuar numri i të intubuarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA