Përveç përsëritjes së njohurive që po zhvillohet nëpër shkolla që prej 1 shtatorit, ditën e sotme ka nisu shpërndarja e librave që nxënësit të jenë gati për vitin e ri shkollor që nis në 27 shtator.

Këtë vit tekstet shkollor do të jenë falas për të gjithë nxënësit e ciklit 9-vjeçar në shkollat publike, pasi për herë të parë në nismën e ‘librave falas’ përfshihen edhe klasat e 8-9. Së bashku me nxënësit e 16 kategorive të veçanta në gjimnaze si ata me statusin e jetimit, të verbërit, rom egjiptianë, viktima të trafikimit etj, numri i nxënësve përfitues në total shkon në 280 mijë.

Për të mos krijuar grumbullime, mësuesit kujdestar po shpërndajnë tekstet në klasë gjatë mësimit plotësues, e kjo ka krijuar çorientim jashtë dyerve të shkollës.

Jo të gjithë prindërit duan që fëmijët të përdorin librat falas që mundësohen nga Ministria e arsimit, pasi vetëm një pjesë e teksteve shkollore janë të reja dhe të mbajtura mirë.

Top Channel