Hetuesit në Turqi kanë vendosur sot se modelja 25 vjeçare Kristina Novytska, ka vdekur aksidentalisht duke imituar një skenë nga filmi i vitit 2003 “Jeta e David Gale”, megjithse fillimisht dyshonin për vrasje.
Edhe gjykata e qytetit turk të Bodrum ka vendosur se modelja e gjetur e vdekur në karrige, me duart e prangosura prapa kurrizit, me gojën të mbushur dhe një qese të zezë mbeturinash të vendosur në kokë, ka kryer vetëvrasje duke imituar skenën e filmit.
Kristina Novytska i ka dhënë fund jetës së saj duke imituar skenën nga filmi i vitit 2003 ku luajnë aktorët Kevin Spacey, Kate Winslet e Laura Linney, sipas verdiktit.
Hetuesit besonin fillimisht se 25-vjeçarja ukrainase ishte vrarë në shtëpinë e saj.
Ajo ishte gjetur nga i zoti i shtëpisë pasditen ë 3 janarit, kur ai kishte thyer derën pasi askush nuk përgjigjej.
Fqinjët kishin ngritur alarmin pasi prej ditësh nuk dëgjonin nga vajza ndërsa grupet e ndihmës që erdhën në vendngjarje vetëm konfirmuan se kishte vdekur.
Modelja punonte gjithashtu si përkthyese dhe part-time mësuese kërcimi. Mediat në Ukrainë gjithashtu thonë se nuk besojnë se ishte një vetëvrasje.
Hetuesit gjithashtu besonin për aktorë të tjerë ne ngjarje, por pas zbulimit të provave të reja sipas tyre, ndryshuan drejtimin e hetimeve.
Policia tha se nuk kishte shenja të hyrjes me forcë në apartament, ndërsa prangat e saj ajo i kishte porositur online dhe kishin ardhur disa ditë më herët.
Gjykata përmendte një deklaratë të nënës së vajzës që tha se vuante nga karantina e koronavirusit, nga migrenat dhe përdorte anti-depresantë.
Gjykata dhe se nuk arriti të identifikonte persona që mund të kishin inkurajuar Kristinën të vriste veten, e cila në këtë kohë ishte në një lidhje me një burrë turk.
E reja tragjike kishte studiuar linguistikë në Kiev dhe raportohet se do të kthehej në vendin e saj pak para ngjarjes.
Top Channel