“101 deputetë që do futen në Kuvend nuk janë vaksinuar”/ Gazetari: Mos t’i lejojmë të futen në Parlament nëse…

08/09/2021 18:08

Gazetari Bledi Mane përmes një shënimi në facebook ka nxjerrë në dritë një fakt të frikshëm.

Në një kohë kur kërkohet vaksinimi masiv i qytetarëve dhe në shumë raste ai është bërë i detyruar, Mane tregon se nga 140 deputetët që do futen në Kuvend në datën 10 shtator, vetëm 39 janë të vaksinuar.

Më tej ai shton se 101 të tjerët nuk janë vaksinuar dhe po gënjejnë. Mane kërkon që para se të hyjnë në Kuvend ata të tregojnë certifikatën e vaksinimit.

“Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë/ VETËM 39 DEPUTETË JANË VAKSINUAR, 101 TË TJERË GËNJEJNË

***

Nuk duhet ti lejojmë të futen në Parlamentin e Republikës. Nga 140 deputetë të sapozgjedhur, vetëm 39 prej tyre janë vaksinuar, 101 të tjerë po i bëjnë bisht vaksinimit.

Lerini justifikimet, vaksinohuni publikisht, na tregoni certifikatën e vaksinimit, hyni në Kuvend të imunizuar dhe pastaj na detyroni ne qytetarëve të tjerë të vaksinohemi…”, shkruan Mane.

Top Channel