Vdes personi i tretë në Japoni pas marrjes së vaksinës së kontaminuar Moderna (fotot)

07/09/2021 18:17

Një 49-vjeçar ka vdekur pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës, edhe pse autoritetet thonë se ende nuk janë identifikuar lidhjet me kontaminimin.

Një burrë i tretë ka vdekur në Japoni mas marrjes së injeksionit nga tre ngarkesat e identifikuara si të kontaminuara te vaksines Moderna.

49-vjeçari kishte marrë injeksionin më 11 gusht de vdiq një ditë më vonë. Çështja e vetme shëndetësore e mëparshme e tij ishte një alergji ndaj drithit të hikrrës, tha ministria e shëndetësisë.

Ashtu si me dy vdekjet e tjera të mëparshme, ende nuk është përcaktuar saktë nëse është e lidhur me vaksinën.

Injeksioni i tij kishte ardhur nga të njëjtat doza ku u zbuluan fragmente çeliku, çka çoi në kthimin e 1.63 milionë dozave të vaksinës Moderna më 26 gusht. Tre ngarkesat në fjalë ishin prodhuar në Spanjë, të kontraktuara nga Moderna.

Kompania amerikane ende nuk ka komentuar për vdekjen e fundit, por më herët një shpërndarës lokal Takeda Pharmaceutical, tha në një deklaratë: “Prezenca e rrallë e copëzave të çelikut në vaksinat Moderna për Covid-19 nuk përbën një rrezik për pacientët dhe as nuk ndikon në sigurinë e produktit”.

Në fillim të muajit të kaluar, dy burra në të 30-at pa sëmundje të mëparshme vdiqën brenda disa ditëve pasi kishin marrë dozën e dytë të vaksinës Moderna.

Më shumë se 500,000 njerëz janë injektuar me vaksinat e tre ngarkesave të dyshimta, tha ministri përgjegjës për vaksinimin Taro Kono.

Shumica e vaksinave të përdorura në Japoni janë prodhuar nga Pfizer, ndërsa të paktën 12.2 milionë doza Moderna janë administruar te njerëzit. Rreth 136 milionë doza vaksinash koronavirusi janë shpërndarë në Japoni, ku  48% e popullsisë është vaksinuar dhe 59% kanë marrë vetëm një dozë.

FOTO GALERI
2/3
Në fillim të muajit të kaluar, dy burra në të 30-at pa sëmundje të mëparshme vdiqën brenda disa ditëve pasi kishin marrë dozën e dytë të vaksinës Moderna.

Top Channel