Foto ilustruese

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se ditën e nesërme në disa zona të Tiranës do të ndërpritet energjia elektrike.

OSHE bën me dije se energjia do të ndërpritet pjesërisht nga ora 09:00-15:00 në Rrugën e Elbasanit, Rrugën Kol Marubi, Rrugën e Luleve etj.

Njoftimi i plotë i OSHEE:

Në vazhdim të investimit për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes në kryeqytet, nesër, datë 8 shtator do të kryhen punime në disa kabina dhe fidera.

Më poshtë oraret e kufizimit dhe zonat që preken nga këto punime:

09:30-14:00

Pjesërisht: “Rruga e Elbasanit”, (Shtëpia e Fëmijës ‘’Zyber Hallulli’’),

09:00-15:00

Pjesërisht: Rruga “Kol Marubi”,”Rruga e Luleve”

10:00-12:00

Pjesërisht: Stërmas, Dumje, Vishnje

10:00-15:00

Dajt, Besh, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Bruz, Rrënzë dhe 3 lagje nga fshati Zallbastar. Verri, Skrep,Urë, Fag, Vakmon, Derje, Shëngjergj.

Top Channel