Nëna refuzoi këshillën e doktorëve për abort, tani djali i saj shkon për herë të parë në shkollë (fotot)

07/09/2021 16:44

Një nënë britanike tregonte së fundmi për mediat sesi doktorët e këshillonin vazhdimisht të abortonte beben e saj të sëmurë, por ajo refuzoi dhe sivjet sheh me krenari të birin që fillon shkollën.

Kur Sami e Paul Bates zbuluan papritur se prisnin fëmijën e tretë në 2016 ata nuk e kishin idenë e problemeve që i prisnin.

Gjatë shtatzanisë doktorët i këshilluan vazhdimisht të hiqnin dorë nga fëmija i tyre, por ata refuzuan duke thënë se donin t’i jepnin të gjitha shanset që kishte.

Më pak se 24 orë pas lindjes bebja kreu një operacion katër-orësh  për të ripozicionuar organet e tij, por më pas i vogli Davey përmbysi të gjitha prognozat e dhëna.

Kësaj jave ai eci përmes portave të shkollës fillore të Crossley Fields për ditën e parë të mësimit.

36 vjeçarja Sami, thotë: “Pas lindjes së djalit tonë Benji në 2013 doktorët zbuluan në legenin tim qeliza para-kancerogjene. Bëra një operacion për heqjen e pjesës më të madhe të tyre. Unë dhe Paul kishin dy fëmijë të shëndetshëm dhe nuk dëshironim një të tretë”.

“Por kur zbulova që isha shtatzënë përsëri, doktorët më thanë se shkurtimi i cerviksit mund të dëmtonte shtatzanisë. Dhe kur isha 16 javë shtatzënë nisa të rrjedh gjak prej dobësisë së organeve. Çdo javë bëja injeksione proxhesteroni për të zmadhuar cerviksin e mitrës”.

“Ata më këshilluan të pushoj sa të mundem, por me dy fëmijë të vegjël për t’u kujdesur, kjo nuk ishte e lehtë”.

“Një doktor më përmendi se fëmija mund të ketë CDH, që do të thotë dëmtime të diafragmës, zorrëve ose kufizim të rritjes së mushkërive”.

Dhe në fakt kur bëri grafinë në javën e 28-të ata zbuluan se djali i tyre ishte një rast i tillë.

Sami thotë më tej: “Ata na dhanë vetëm 15 përqind shans mbijetese, doktorët na këshilluan të abortojmë por ne nuk mund ta bënim – duhet t’i jepnim të paktën një shans”.

Teksa rritej brenda Samit, grafitë tregonin se organet e bebes ishin të zhvendosura në të majtë të gjoksit, ndërsa mushkëria e majtë nuk dukej fare.

Sami thotë: “Ishte një rast i rëndë CDH, doktorët thanë se një rast i tillë lindte në 10,000 bebe, ishte shumë e padrejtë. Paul dhe une ishim të trishtuar për javë të tëra, luteshim për të voglin tonë, ndërsa dy fëmijët e tjerë ishin shumë të emocionuar për vëllanë e tyre të ri”.

“Në fund doktorët arritën të shtynin shtatzaninë në kohë të plotë dhe kur Davey lindi e dëgjuam të qante. Ne menduam se ishte një shenjë e mirë, por doktorët na thanë se në këtë rast ishte e kundërta”.

Davey u dërgua menjëherë në inkubator për ta mbajtur gjallë.

Sami shton: “Operacioni për të cilin ai kishte nevojë kishte 50-50 shanse suksesi, prandaj Paul deh unë mbajtëm duart e tij të vogla e i thamë lamtumirë. Por lutjet tona morën përgjigje dhe ndërhyrja shkoi sa më mirë mundej”.

“Doktorët i kishin ndarë gjoksin në dy pjesë, duke kryer procedurat më të komplikuara për të bërë që trupi i tij të mbijetonte vetë”.

“Ata e vendosën më pas një rrjetë kabllosh e tubash që i hynin në trup, cka ishte pamje shumë e rëndë”.

“Por më në fund tre javë pasi kishte lindur, ata na thanë se mund ta merrnim në shtëpi, dhe se nevojiteshin gjashtë janë për t’u rekuperuar nga operacioni”.

“Davey flinte mirë dhe ushqehej, ai kaloi kufijtë e parë të shëndetit dhe për ne dukej si një ëndërr pas këshillave të përsëritura për abort”.

“Vetëm pas ditëlindjes së tij të dytë pati nevojë për një operacion për një pengesë në zorrë dhe më pas një tjetër ndërhyrje për një ‘hernie inguinale’, por për ne këto nuk ishin asgjë para atyre që kishim kaluar”.

“Tani ai është plot jetë, vrapon dhe buzëqesh. Të enjten isha nëna më krenare kur e përcolla në dyert e shkollës”, thote nena Sami Bates. /TheSun/

FOTO GALERI
1/6
Javes qe shkoi Sami e Paul Bates derguan djalin e tyre Davey per here te pare ne shkolle

Top Channel