Monica Lewinsky thotë se Bill Clinton ‘duhet’ t’i kërkonte ndjesë për skandalin (fotot)

07/09/2021 19:54

Ish-praktikantja e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky thotë se nuk ka nevojë për kërkesë ndjese nga ish-presidenti Bill Clinton — por ai “do të duhej” ta bënte.

Tashmë 48 vjeçarja Lewinsky, historia e padenjë seksuale e së cilës me asokohe presidentin nxiti procedurat për shkarkimin e tij në 1998, tha së fundmi në një intervistë me rrjetin vendas NBC se Clinton duhet t’i vijë keq për skandalin, edhe pse ajo vetë nuk dëshiron më një ‘mea culpa’.

“Ka pasur një periudhë të gjatë në jetën time, para se ajo të ndryshonte në gjashtë apo shtatë vitet e fundit, kur unë ndjeja se ajo çështje nuk ishte mbyllur siç duhej,” i tha Lewinsky prezantueses Savannah Guthrie. “Jam e lumtur që nuk e kam më këtë ndjesi. Nuk kam më nevojë për të”.

“Ajo do të duhej të kërkonte ndjesë, në të njëjtën mënyrë siç unë kam dashur të kërkoj ndjesë te njerëzit që kam lënduar me veprimet e mia”.

Lewinsky bëri komentet e saj në prag të prezantimit të një filmi serial  mbi çështjen të titulluar “American Crime Story: Impeachment,” 10-episodet e të cilit do të shfaqen në rrjetin FX.

Lewinsky, e cila ishte një praktikante 22-vjeçare kur episodet e saj imorale me presidentin u bënë publike pas rizgjedhjes së Clinton në 1996, është gjithashtu regjizore e serialit.

Lajmi i lidhjes seksuale doli kur Lewinsky ia tregoi atë Linda Tripp, punonjëse e Shtëpisë së Bardhë dhe e Pentagonit, e cila më pas regjistroi fshehtësisht bisedat e tyre për aferën seksuale.

Lewinsky shtoi se puna për serialin ishte e vështirë, megjithë viteve që kanë kaluar prej ngjarjes.

“Nuk rekomandoj të shihet nga të rinjtë në të 20-at, veçanërisht në këtë rast kur e vërteta lëndon më shumë se trillimi”.

“Kishte momente kur unë mendoja, ‘Mos i buzëqesh, mos i fol, mos prano, mos bëj atë apo mos bëj këtë’, ishte e vështirë ta shihje”.

Guthrie e pyeti nëse dëshironte që Clinton ta shikonte serialin.

“Nuk e kam idenë si të përgjigjem,” i përgjigj Lewinsky.

FOTO GALERI
2/5
Aktorja qe luan Lewinski ne film

Top Channel