Fotot/ Ndërprenë me fishkëllima konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale dhe i shkruajtën ‘nongrata’ në makinë, arrestohen aktivistët e PSD

07/09/2021 11:45

Dy aktivistë të Partisë Socialdemokrate janë arrestuar pasi hynë në konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova me fishkëllima duke e kundërshtuar punën e kësaj gjykate dhe duke thënë që nuk mund të lejojnë të raportojë në heshtje.

Trendafilova reagoi duke thënë se nuk e kuptoi se çfarë kërkuan të dy aktivistët.

“Me vjen keq qe se kuptova çka tha ky djalosh besoj deshi të bëj pyetje por është mirë që dikush të na përkthejë. Po ju qaseni këtij takimi në mënyrë ekocionale, por të jemi të qetë të vazhdojmë pastaj mund të bëni pyetje”, ka thënë Trendafilova.

Me të dalë jashtë objektit ku po mbahet konferenca, të dy aktivistët e PSD-së por edhe disa aktivistë të tjerë u arrestuan nga Policia e Kosovës.

Trendafilova dhe administratorja Fidelma Donlon sot po qëndrojnë për vizitë në Prishtinë, ku do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK).

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova pritet ta vizitojë edhe Mitrovicën e Veriut.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA