“Edhe vetëgjyqësi për Marigonën”/ Babai i 18 vjeçares që vra nga bashkëshorti flet ekskluzivisht në “Shqipëria Live”

07/09/2021 01:21

Muhabi Osmani, babai i Marigona Osmanit, 18 vjeçares që u vra në Ferizaj të Kosovës nga bashkëshorti i saj Dardan Krivaqa, duke folur në një intervistë ekskluzive për emisionin Shqipëria Live në Top Channel, tha se nuk kishin dyshuar asnjë moment për gjendjen e çiftit.

“Nuk kemi ditur se na ndodhte ky rast. Kemi pasur bindje se ishte gjithçka në rregull, por qenkemi mashtruar. Në Kosovë thonë që në fillim kur shkon te burri të mërzitet dhe e kam mbajtur vajzën time në vëzhgim. Nuk ka pasur telefon. Kur vinte këtu dhe komunikoja unë gjithmonë në atë mënyrën, lëvizjet çdo bisedë, sytë nga ajo. Nëna e vet ka shkuar dy herë në banesë dhe ka qenë e mbyllur. Kanë ardhur familjarët e tij. Marigona ka qenë një vajzë e urtë, e sinqertë, nuk na ka hapur telashe kurrë”- tha Osmani.

Ai theksoi se nëse nuk ka drejtësi nga institucionet e Kosovës do të bëjnë vetëgjyqësi.

“Nëse shteti nuk jep verdiktin e vet ne kemi ligjin tjetër, ligjin e kanunit. Më ka ndodhur mua mos t’i ndodhë ndokujt tjetër”- vijoi babai i 18-vjeçares së vrarë në Kosovë.

Marigona Osmani u vra në Ferizaj nga bashkëshorti i saj Dardan Krivaqa në bashkëpunim me mikun e tij, Arber Sejdiu. 18-vjeçarja humbi jetën nga dhuna e tmerrshme fizike e shkaktuar nga Krivaqa. Trupi i pajetë i saj u la përpara spitalit të Ferizajt. Policia i ka arrestuar dy personat e dyshuar për kryerjen e krimit në Ferizaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA