Shqipëria kërkon pasaportë vaksinimi në kufi/ Radhë e gjatë në doganën e Qafë Thanës

06/09/2021 13:58

Nga sot, shtetasit që duan të hyjnë në territorin shqiptar, duhet të paraqesin pasaportë vaksinimi në pikën kufitare.

Për pasojë, në doganën e Qafë Thanës janë krijuar radhë të gjata të automjeteve, teksa pasagjerët presin për t’iu nënshtruar kontrolleve anti Covid.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që qytetarët që duan të hyjnë në vendin tonë, nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

  1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
  2. Të kenë Testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
  3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Top Channel