Ndahet nga jeta ylli i filmit “Breathless”, Jean Paul Belmondo

06/09/2021 17:27

Aktori Jean Paul Belmondo, një nga yjet më të mëdhenj të kinemasë franceze të pasluftës është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Paris.

Belmondo u bë një nga yjet më të mëdhenj në vend në vitet ’60 dhe ’70 dhe dikur ishte bashkëpunëtor i aktorit Alain Delon.

Ashtu si Delon, Belmondo ishte një figurë kyçe e gjeneratës së shquar të filmave evropianë të asaj periudhe, me serinë e filmave që ai bëri me Godard, të cilat përfshinin ‘A Ëoman Is a Ëoman’ dhe ‘Pierrot le Fou’.

I lindur në vitin 1933 në periferinë e pasur të Parisit, Neuilly-sur-Seine, Paul Belmondo ndoqi një sërë shkollash private elitare. Ai tregoi më shumë interes për sportin dhe nisi një karrierë të shkurtër boksi amator si adoleshent.

Pasi u infektua nga tuberkulozi, ai u interesua për shfaqje dhe aplikoi në Akademinë Elitare Kombëtare të Arteve Dramatike, duke fituar një vend në 1952.

 

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA