Gjashtë të burgosur palestinezë u arratisën sot nga burgu izraelit i Shawshank duke u zvarritur në një tunel që zbuluan rastësisht në një lavaman.
Kreu i policisë Arik Yaakov tha për mediat vendase: “Nuk ishte një tunel që ata e gërmuan vetë. Kishte një gabim në ndërtesë. Kishte një hapësirë që u shfrytëzua nga të burgosurit”.
Rojet e burgut po merren në pyetje per te shuar cdo dyshim të përfshirjes se mundshme, thanë autoritetet.
Autoritetet shtuan se të burgosurit e arratisur përfshinin dhe Zakaria Zubeidi, një udhëheqës militant nga tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor, si dhe anëtarë të lëvizjes Xhihadi Islamik.
Policia dhe ushtria e vendit kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi me qen nuhatës, dronë e helikopterë.
Ndërsa mediat thonin se të larguarit mund të kenë arritur në Bregun Perëndimor ose në kufirin me Jordaninë që është vetëm nëntë milje nga lindja.
Top Channel