Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Një grua në New York është shtruar së fundmi në spitalin psikiatrik pasi ka pranuar vrasjen e hallës së saj të moshuar.
97 vjecarja Antonia Cardona, ishte gjetur e vdekur në apartamentin e saj mëngjesin e të premtes.
Pas zbulimit të ngjarjes, mbesa e saj, e cila nuk është emëruar nga autoritetet, i ka rrëfyer të birit 19 vjeçar se është autore e vrasjes.
Të shtunën mbesa 50-vjeçare e viktimës shihej që shoqërohej e prangosur nga zona rezidenciale e Baruch Houses në Manhattan, pasi kishte pranuar se ishte përgjegjëse për vdekjen e Cardona.
“E vrava, e vrara unë”, i thoshte ajo vazhdimisht policëve, sipas raportimeve të fqinjëve.
“Ajo ishte prangosur dhe u thoshte vazhdimisht policiëve, ‘E vrava unë’, ndërsa ata i thonin, ‘Në rregull ti e vrave po kujdes me ato që të themi, ecni këtej”, tregonte fqinja e të arrestuarës, e njohur vetëm si Maria.
Burimet e policisë tha se e dyshuara kishte precedentë të sëmundjeve mendore dhe u dërgua në klinikën NYC Health Bellevue për një vlerësim.
Një tjetër fqinj që jetonte pranë Cardona, Nephtali Braudy, 77 vjeç, tha për mediat: “Është shumë gjynah, ajo ishte goxha zonjë. I vinte dikush që shoqëronte për të dalë shëtitje, dhe kaq. Ajo shihte punën e saj”.
Braudy tha e njihte dhe mbesën e saj por nuk dukej e aftë për bërë vrasje. “Ajo dukej normale. Por gjërat ndodhin, njerëzit dalin nga binarët”.
Autoritetet shtuan se gruaja e moshuar kishte një të prerë në kyç dhe disa gërvishje të vogla në trup, por shkaku u saktë i vdekjes nuk është publikuar.
E përditshmja The Daily News shkruante se Cardona ishte vendosur në New York City shtatë dekada më parë dhe dilte për shëtitje me nipin e saj Chris Cardona, deri para përkeqësimit të shëndetit.
Ndërkohë krimi ka shënuar rritje të ndjeshme në New York City.
Vrasjet e grabitjet kanë një rënie prej 1.3 përqind nga viti i kaluar. Shkëmbimet e zjarrit janë shtuar me 2.4 përqind, përdhunimet janë rritur më 5.1 përqind, ndërsa shkeljet e tjera janë rritur me 5 përqind.
Në total krimi në qytet ka një rritje prej pesë përqind më shumë se në 2020.
Top Channel