22/12 22:51
Në të ardhmen në mensat e kryeqytetit gjerman do të ketë më shumë gjellë vegjetariane dhe vegane, e shumë më pak mish. Arsye për këtë janë objektivat e klimës së universiteteve.
Të hënave nuk do ketë më mish në mensat e universiteteve të Berlinit, edhe gjatë javës do të gatuhet pak mish.
“Koncepti i ri i ushqimit u zhvillua veçanërisht, sepse ishin studentët që rregullisht vinin me dëshirën për ta përshtatur e bërë më ekologjike ofertën e ushqimit”, është shprehur Daniela Kummle nga organizata studentore, shkruan “Der Spiegel.
Mishi dhe peshku do të përbëjnë vetëm 4% të menusë ushqimore në mensa, pjesa tjetër do të jetë vegjetariane ose vegane.
Top Channel