“I thanë që unë kisha të dashur”/ Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën: Kam shumë respekt, por jam penduar që… 24/04 21:59
Taulant Balla ka reaguar pas ngritjes së dronit me dedikimin “Elbasani ty të do” mbi stadium teksa po zhvillohej ndeshja mes Shqipërisë dhe Hungarisë.
Mesazhi me banderolën që valëvitej në dron ishte një mbështetje për Ballën, të cilin Edi Rama e largoi si drejtues nga qarku i Elbasanit duke e dërguar në Fier.
Balla ka ndarë fotot nga ndeshja, të cilën po e shijonte nën shoqërinë e kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja, me të cilin edhe ka pozuar.
“Kombëtarja kuq e zi fiton gjithmonë në Elbasan,”-shkruan Balla, pa iu referuar për asnjë çast shkrimit në banderolë.
Top Channel