Drejtori i kompanisë mban peng të njohurën e re për 10 ditë në ‘dhomën e torturave’ e përdhunimit (fotot)

04/09/2021 16:23

39 vjeçari Sergei Sveshnikov është ndaluar nga policia për t’u marrë në pyetje pasi 23 vjeçarja Elizaveta Babikova u gjet e lidhur një “dhomë torturash” në qilarin ku e perdhunonte.

Sveshnikov, i martuar e me detyrë drejtor kompanie u arrestua më pas për pengmarrje, burgosje dhe përdhunim të vazhdueshëm të vajzës që e kishte njohur në rrjetet online, në një periudhë prej dhjetë ditësh.

Vajza ishte shpallur e humbur që kur kishte pranuar të shkonte me të në një restorant në qytetin rus të Nizhny Novgorod më 24 gusht, pasi e kishte takuar një rrjet online njohjesh të reja.

Nga ana tjetër edhe Sveshnikov ishte deklaruar i humbur nga bashkëshortja e tij Lilia, e cila raportohet se është tashmë “e traumatizuar” nga arrestimi i bashkëshortit.

Një deklaratë tronditëse e dhënë për policinë nga viktima u publikua në media. Aty thuhej se sulmuesi e kishte marrë peng nën kërcënimin e thikës, më pas e kishte lidhur në gojë e gjymtyrë.

Agresori punonte drejtor në një kompani riparimi të stacioneve elektrike.

Ajo tha për hetuesit: “Kam një profil në një rrjet njohjesh të reja, dhe kisha dalë në takimin e parë me të”.

Agresori kishte përdorur një emër të rremë dhe i kishte thënë se ishte disa vjet më i ri nga mosha e vërtetë.

Vajza shtonte: “Ne ramë dakord që ai të vinte të më merrte në shtëpi pasditen e 24 gushtit. Vendosëm të shkonim në një restorant që e kishte zgjedhur ai”.

Burri kishte ardhur të merrte vajzën me një Range Rover të zi, por shpejt kishte ndaluar makinën në një stacion autobuzi dhe i kishte kërkuar  “të zhvishej e të bënin seks aty”.

Duke e përshkruar burrin si “maniak”, vajza thotë se refuzoi por ai “por ai nxorri një thikë me palosje, dhe e kërcënoi me atë”.

“Më urdhëroi të zhvishem, unë isha e tmerruar dhe e bëra. Me një palë pranga më lidhi duart nga prapa, ndërsa me një copë litar që nxorri me lidhi këmbët, gjatë gjithë kohës duke mbajtur thikën si kërcënim”.

Më pas burri i kishte mbuluar kokën viktimës me një bluzë të zezë që ajo të mos shikonte se ku po e çonte me makinë.

Më pas ai e kishte mbyllur në qilarin e garazhit të tij. Pamjet të vendit të pengmbajtjes u publikuan nga autoritetet ruse.

“Kur arritëm më tha të shtrihem në krevat dhe më përdhunoi. Më pas tha se meqë unë i pëlqeja do të më mbante edhe një natë. Ishte histerik”, tregon vajza.

Ajo shton se sulmuesi e kishte mbyllur në qilarin i cili ishte me provë zëri, dhe vinte për ta përdhunuar dy herë çdo ditë.

“Vinte çdo ditë me fytyrë të mbuluar dhe më detyronte të bëja seks kundër dëshirës time,” thotë vajza.

Pak para se policia ta gjente atë vetëm në qilar, sulmuesi i kishte thënë se një fushatë e madhe kërkimi po bëhej për të.

Hetuesit rusë thanë se garazhi ku ndodhi pengmarrja i përkiste dikujt tjetër, që është në kërkim.

Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
3/3
Sveshnikov, i martuar e me detyrë drejtor kompanie u arrestua më pas për pengmarrje, burgosje dhe përdhunim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA