Po garonte me ‘Audi R8’? Detaje nga vdekja e reperit grek, vdiq pasi ‘Porsche’ u përplas me shtyllën

03/09/2021 10:38

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë i reperit Mad Clip, i cili humbi jetën pasi nuk kontrolloi dot shpejtësinë në makinën tip “Porsche”.

Në Internet po qarkullojnë pamje të minutave të fundit para përplasjes, teksa reperi duket se garon me shoferin e një automjeti tip Audi R8 me një shpejtësi marramendëse. Ishte Mad Clip që e parakaloi, ndërsa Audi R8 nuk e uli shpejtësinë për asnjë moment dhe dyshohet që të ketë gisht në përplasjen tragjike.

Mbrëmjen e së enjtes, shoferi u shfaq në polici duke thënë se nuk po garonte me Porsche dhe në automjet ishte së bashku me bashkëshorten e tij.

Sot pritet ekspertiza mjeko-ligjore, si dhe rezultatet e ekzaminimeve që u kryen për të përcaktuar nëse reperi 34-vjeçar kishte konsumuar alkool pasi kishte lënë dasmën e miqve të tij në një klub plazhi të njohur.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 02:30 të mëngjesit në Atikë dhe humbi jetën reperi i famshëm grek, Mad Clip, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos.

Përplasja ishte aq e rëndë sa u deshën dy orë që viktima të nxirrej jashtë automjetit.

 

FOTO GALERI
2/10

Top Channel