Tre vajza nga Shqipëria janë sulmuar fizikisht në mes të rrugës në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.
Njëra prej tyre ka folur për mediat kosovare duke treguar se personi që i sulmoi ishte klient në një qendër masazhi ku punonin.
Sipas saj, sulmi erdhi pasi kërkoi shërbim më shumë se masazh dhe e refuzuan, gjë që solli zemërimin e tij. Në pamjet që janë bërë virale, ai duket teksa sulmon vajzat me një shkop gome. Policia thotë se ka identifikuar burrin dhe është shpallur në kërkim nga policia.
“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, citojnë mediat kosovare.
Top Channel