Foto/ 2 ditë reshje të dendura në Spanjë, përmbytje dhe dëme të mëdha në disa rajone

03/09/2021 01:59

Spanja prej dy ditësh është përfshirë nga stuhi me reshje të dendura shiu duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme në disa zona.

Mësohet se shirat kanë prekur disa rajone si: Valencia, Castilla La Mancha Navarra, Baskia dhe Katalonja. Në deklaratat nga administratat lokale të këtyre rajoneve, thuhet se janë përmbytur shumë shtëpi dhe biznese, janë dëmtuar shumë mjete, është mbyllur trafiku për disa rrugë dhe ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.

Ndërkohë për shkak të bastisjeve të ujit dy persona janë plagosur dhe janë shkaktuar dëme serioze mjedisore në Valencia e cila është edhe vendi pritës në festivalin Las Fallas ku në fillim ekspozohen kukulla gjigante prej druri dhe që më pas digjen.

Ekipet e ndërhyrjes emergjente ndihmuan popullatën kundër përmbytjeve në më shumë se 2.000 zona në të gjithë vendin dhe shpëtuan personat të cilët ishin bllokuar në shtëpitë dhe automjetet e tyre.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel