Një biznesmen 76-vjeçar nga Patra, në Greqi, është arrestuar, pasi po përballet me akuzën e përdhunimit.
Sipas mediave greke, i moshuari u arrestua, pasi u bë një ankesë ndaj tij në Polici, të hënën e kaluar. Një grua 60-vjeçare, e cila vizitonte rregullisht vilën e tij, duke ofruar shërbime pastrimi, ishte ajo që bëri ankesën.
Biznesmeni i njohur u arrestua pasi gruaja e akuzon atë se e ka përdhunuar, gjatë kohës që ajo shkoi në shtëpinë e tij për ta pastruar. Pastruesja 60-vjeçare pohon se kur shkoi në shtëpinë e 76-vjeçarit për ta pastruar dhe në fillim u ngacmua seksualisht nga burri dhe më vonë u shndërrua në përdhunim.
Sipas informacioneve, gruaja iu nënshtrua një ekzaminimi mjeko-ligjor dhe rezultatet vërtetuan akuzën e saj të përdhunimit. Biznesmeni i njohur pritet të dalë sot para hetuesit për të kërkuar falje për akuzën e përdhunimit të 60-vjeçares dhe për të paraqitur versionin e tij të ngjarjes.
Top Channel