“Open Balkan” bëri bashkë disa nga krerët e rajonit në fund të muajit korrik, ku u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme ekonomike.

Kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë nënshkruan disa marrëveshje trilaterale, me synim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimor.

Së fundi, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram”, ku shpjegon rëndësinë dhe përfitimet e Serbisë nga “Open Balkan”.

Në planet e video mesazhit, duken Rama, Zaev dhe Vuçiç, teksa konsumojnë verë në një ambient të hapur, me pamje piktoreske, nën dritën e perëndimin.

Përparimi kërkon paqe, stabilitet, kufij të hapur dhe një vizion për të ardhmen. A ka të ardhme ‘Ballkani i Hapur’? Jam i sigurt se ka“, shkruan presidenti në postimin e tij.

Marrëveshjet e nënshkruara midis tre krerëve përfshijnë:
Zero minuta vonesa në kufi në 2023, leje pune vitin e ardhshëm, kualifikim i përbashkët, marrëveshje për shëndetin dhe 3-fishin i kapaciteteve në fatkeqësi natyrore janë ato të cilat kanë rënë ditën e sotme dakord liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në ‘Ballkanin e Hapur’.
Marrëveshja për Bashkëpunimin në përballje me fatkeqësitë natyrore; memorandumi për të lehtësuar importet dhe eksportet dhe lëvizjen e mallrave; Lëvizje për tregun e lirë dhe lejet e qëndrimit.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA