Tërmeti i nëntorit 2020 frymëzon artistin e njohur gjerman/ Kuratori Helidon Haliti zbulon muralen e radhës në Tiranë

28/08/2021 10:33

Mural Fest, është një ndër festivalet më të bukura që po zhvillohet në Tiranë, duke i dhënë kryeqytetit jetë dhe ngjyra.

Muralet janë kuruar nga kuratori Helidon Haliti i cili përmes disa fotove në Facebook zbulon domethënien e murales së radhës “Kujdesi i nënës”, vepër e piktorit gjerman Case Maclain, që është frymëzuar nga tërmeti i 2020, ku shumë nëna u lutën për fëmijët e tyre që mbetën nën gërmadha.

“Kujdesi i nënës”, është një vepër e sapo filluar e piktorit shumë të njohur gjerman, Case Maclain dhe në asistencë të partneres së tij, e cila është gazetare dhe prej shume vitesh lënë vepra të mrekullueshme në të gjithë boten. Fat për ne që ky autor sjell një vepër në qendër të Tiranës e cila u trondit pas tërmetit të shtatorit dhe nëntorit të 2020, ku shumë fëmijë mbetën nën gërmadha dhe kujdesi i nënës i shoqëroi dhe i mbrojti nga kjo fatkeqësi. Dora e Nënës do i mbrojë këta engjëj sikur të ishte dora e Zotit i cili i mbron engjëjt e tij. Vepra është në proces dhe premtoj që do të jetë një gjë shumë e vyer për kryeqytetin dhe jo vetëm. Do e ndjekim këtë vepër hap pas hapi”, shkruan kuratori Helidon Haliti në rrjetet sociale.

Kjo murale po pikturohet në një nga pallatet në Unazën e Vogël në kryeqytet, teksa aktualisht kanë përfunduar dy të tjera te Komuna e Parisit dhe ura e Selitës.
Mural Fest ka nisur që prej datës 24 gusht deri në fund të shtatorit. Projekti zhvillohet në 10 mure të ndryshme. Ky projekt është nismë e “Agjencisë së Dekorit dhe Eventeve” nga Bashkia e Tiranës.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA