Kryeministri Edi Rama, në intervistën që dha për median italiane foli për menaxhimin e situatës së Covid-19 në vendin tonë dhe për procesin e vaksinimit.
I pyetur se si po ia dalin me personat që kundërshtojnë vaksinën, Rama tha se qarkullojnë teori të ndryshme qesharake, por po punojnë fort në fushatën që fton të gjithë qytetarët të vaksinohen, duke u përpjekur të shpjegojnë pse është e rëndësishme si për veten e tyre ashtu edhe për të tjerët
Sot Italia dhe Shqipëria po përballen me një valë të re të COVID, si po e menaxhoni situatën?
Rama: Më duket se ne jemi të pajisur më mirë veçanërisht nga pikëpamja psikologjike. Ne duhet të vazhdojmë me durim të luftojmë për të shpëtuar jetë dhe për të mbajtur virusin nën kontroll. Ne vazhdojmë të monitorojmë situatën përmes Komitetit të Ekspertëve të Shëndetit Publik dhe përpiqemi të jemi pragmatikë, duke marrë vendime bazuar në përvojën e grumbulluar dhe të dhënat shkencore në dispozicion.
Në Itali po zhvillohet një debat i madh për rihapjen e shkollave, në Shqipëri do të keni mundësi të dërgoni nxënës në klasë, pavarësisht pandemisë?
Rama: Unë shpresoj që po, por ne duhet të shtrëngojmë shumë më tepër vaksinimin për të gjithë ata që duan të vazhdojnë vitin akademik në klasa dhe auditorë.
Si po vazhdon vaksinimi në Shqipëri? A është e lehtë të vaksinohen shqiptarët? A Si i trajtoni ata që nuk duan të vaksinohen?
Rama: Ka edhe në Shqipëri ata që besojnë në komplotin e forcave okulte për të kontrolluar trurin tonë përmes vaksinave ose në teori të ndryshme komplotesh qesharake kundër të tjerëve. Por ne jemi shumë aktivë me fushatën që fton të gjithë qytetarët të vaksinohen, duke u përpjekur të shpjegojmë pse është e rëndësishme si për veten e tyre ashtu edhe për të tjerët dhe jemi mjaft të kënaqur se si ka shkuar deri më tani, me një shumicë të mirë të të rriturve të vaksinuar.
Top Channel