“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”- Rama publikon videon me pamjet nga pritja e afganëve

27/08/2021 06:13

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me pamjet nga pritja që autoritetet shqiptare u bënë 121 qytetarëve afgane.

Më videon e postuar në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se kjo ngjarja është një episod i një mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë.

“Me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseadhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën”- shkruan Rama në Facebook.

Top Channel