Dorëheqja e Mark Markut nuk ishte rrufe në qiell të hapur.

Mungesa e analizës dhe e reflektimit nga ana e lidershipit demokrat mbushi kupën. I pari i listës së Lezhës vendosi të heqë dorë nga të gjitha funksionet e tij partiake dhe mandati i deputetit duke akuzuar ashpër kryetarin Basha dhe ish kryetarin Berisha për kthimin PD-së në parti personale.

Besoj të gjithë tani e kanë kuptuar paradoksin e PD-së në tetë vjet: Basha, kryetar i partisë së Berishës. Kështu si po vepron, PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica”, shprehet Marku.

Përmes një editoriali në shtypin e shkruar, Marku Marku nuk është dakord heshtjen e Lulzim Bashës si për aksionin opozitar brenda Parlamentit dhe jashtë tij me protesta. Për shërimin e PD-së ripropozon idenë e hedhur ne Kuvendin e demokratëve.

Me largimin e Mark Markut fati i buzëqeshi Elda Hotit, deputetes e etiketuar si tradhtare pasi braktisi LSI-në ne 2017, hyri ne parlament si pjese e opozitës se re dhe në zgjedhjet e 25 Prillit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike .

Top Channel