Çfarë po ndodh mes tyre? Kim Kardashian bëhet sërish nuse për Kanye West

27/08/2021 14:10

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë bërë sërish lëmsh rrjetin! Ish-çifti i famshëm ka ngjallur dyshime për një rikthim mes tyre, vetëm gjashtë muaj pas finalizimit të divorcit.

Pasi u shfaq si mbështetësja më e madhe e reperit për albumin “Donda” teksa zuri radhën e parë të stadiumit, ylli i reality show i ka çuditur prapë të gjithë. Për të suportuar sërish Kanye në promovimin e radhës në stadimin “Soldier Field”, Kim është shfaqur e veshur si nuse.

Ajo dhe artisti rikrijuan edhe një herë skenën e martesës së tyre dhe askush s’po kupton më asgjë. Por sipas “TMZ”, nuk bëhet fjalë për një rikthim mes dyshes.

“Ata janë një familje dhe gjithmonë do e mbështesin njëri-tjetrin”, shprehen burime shumë të afërta të Kim e Kanye.

Edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga divorci, duket se për Kim është shumë e rëndësishme që të ketë të njëjtin mbiemër me fëmijët. “Duke qenë se fëmijët kanë mbiemrin West, Kim po mendon që ta mbajë edhe ajo. Kjo gjë e bën më të lehtë dhe nuk i konfuzon fëmijët. Ata do të jenë gjithmonë një familje. Ajo mendon se është në interesin e mirë të fëmijëve, që të gjithë të kenë të njëjtin mbiemër”, ka thënë një burim pranë 40-vjeçares.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA