Një leopard i pafat u detyrua të hiqte nga putrat e tij gjembat e ngulur nga sulmi ndaj një iriqi të botës së egër, pasi tentoi për më shumë se 90 minuta ta mposhtte.
Por mes tentativave të sulmeve predatori i madh detyrohej të bënte pushime për të hequr gjembat që i nguleshin në putra, e më pas të tentonte përsëri.
Ndërsa iriqi me gjemba të gjatë as që donte t’ia dinte për përpjekjet e leopardit, derisa sa ky i fundit më pas hoqi dorë.
Luftimi krijoi një radhë të gjatë trafiku në rrugën përmes parkut natyror.
Fotografja Mariette Landman, 57 vjeçe, e cila bëri fotot në parkun kombëtar afrikano-jugor Kruger tha: “Ishte dicka që nuk kisha dëshmuar kurrë më parë. Luftimi i tyre zgjati rreth 90 minuta.”
“Më pas ata të dy u larguan. Ishte një eksperiencë unike.”
Top Channel