Kopshti zoologjik i Londrës bën matjet e përvitshme të ‘mirëqenies së kafshëve’ (fotot)

26/08/2021 19:09

Kalibra për breshka dhe peshore gamiljesh, u përdorën sot në kopshtin zoologjik të Londrës, për matjet e përvitshme të kafshëve.

Kujdestarët e kopshtit dhanë shfaqjen e tyre për kamerat duke thënë se është e rëndësishme të njihen informacionet jetësore për secilën kafshë.

Kjo sipas tyre bëhet për të ndjekur zhvillimin e tyre biologjik por dhe për të krahasuar të dhënat me ato të kopshteve të tjera zoologjike.

Kujdestarët përdorin taktika të ndryshme për të nxitur kafshët drejt aparateve të matjes.

Pinguinët inkurajoheshin të ecin mbi peshoret teksa ata rreshtohen për ushqimin e mëngjesit, kurse me majmunët kujdestaret tentojnë t’i bindin me aktivitete zbavitjeje.

Peshimi është një tregues i rëndësishëm i mirëqenies, teksa ndihmon gjithashtu që kujdestarët të dallojnë kafshët e mbetura shtatzënë.

FOTO GALERI
3/9
Kujdestarja Hattie Sire me bufin e verdhë Owlberta

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA