Krerët e CIA-s takim sekret me talibanët/ SHBA, BE luten për zgjerimin e evakuimeve përtej afatit final të 31 gushtit (fotot)

24/08/2021 15:26

Raportimet e sotme për krizën në Afganistan flisnin për marrëveshje përmes kanaleve të fshehta mes SHBA dhe Talibanëve teksa presidenti Joe Biden përballet me presion në rritje për të zgjeruar afatin e evakuimeve nga vendi përtej 31 gushtit.

Kreu i CIA-s raportohet të ketë mbajtur biseidme me liderët e rinj të regjimit afgan, teksa Boris Johnson, Emmanuel Macron e Angela Merkel kërkojnë me ngulm zgjatje të afatit të evakuimeve, shkruan britanikja Daily Mail.

Ministri britanik i mbrojtjes Ben Wallace ka paralajmëruar për luftë me armë në aeroportin e Kabul, teksa Londra tha se ka evakuar 2000 njerëz në 24 orët e fundit. Berlini e Parisi gjithashtu kanë shtuar numrat e evakuimeve por ende mijëra njerëz të dëshperuar presin për t’u larguar drejt sigurisë.

Në të tjera zhvillime të sotme përfshiheshin:

  • Britania tha se 8,458 janë evakuar që prej 13 gushtit, mes të cilëve 5,171 afganë që kanë mbështetur forcat perëndimore atje;
  • Drejtori i CIA William J Burns ka mbajtur dje takime sekrete me kreun taliban në Kabul, Abdul Ghani Baradar – që ka qenë kontakti i nivelit më të lartë deri tani me talibanët;
  • Afganistani përballet me katastrofë humanitare këtë dimër, teksa agjencia e ushqimit e OKB tha se nevojiten $175 milionë në donacione.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se Presidenti po vlerësonte situatën ‘ditë pas dite’ dhe do të marrë një vendim së shpejti për shtyrjen e evakuimeve.

Por shtoi se Presidenti beson se “Kemi kohë të mjaftueshme mes tani dhe 31 gushtit për të nxjerrë nga vendi çdo amerikan që dëshiron të largohet”.

Suhail Shaheen, zëdhënës i militantëve talibanë, tha për Sky News: “Nëse SHBA ose Britania kërkon më shumë kohë për të vazhduar evakuimet, përgjigja është jo”.

Një tjetër komandantin taliban tha dje për Daily Mail: “Nëse trupat amerikane nuk largohen para datës së caktuar përballen me pasoja. Luftëtarët tanë janë gati të përballen me ta”.

FOTO GALERI
1/10
Kreu i CIA William Burns (majtas) ishte dje ne Kabul ku u takua me Abdul Ghani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA