Rita Ora dhe i dashuri i saj Taika Waititi mund të martohen së shpejti, thonë mediet rozë.

Këngëtarja dhe regjisori janë parë së bashku që prej marsit të këtij viti në Australi. Aktualisht bashkëjetojnë në Los Angelos.

Burime pranë çiftit thonë se Taika e quan Ritën “grua” gjatë gjithë kohës. Pavarësisht kontekstit të shakasë, duket se regjisori e mendon vërtet artisten me origjinë shqiptare si bashkëshorten e tij.

Këngëtarja shqiptare thuhet se ka bërë shaka me miqtë duke thënë se do të martohen në një ceremoni së shpejti, ndërsa më vonë do të bëjnë një festë të madhe.

Taika Waititi, më herët ka qenë i martuar me producenten Chelsea Winstanley, derisa u ndanë në vitin 2018.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA