Gjatë ndeshjes së Danimarkës kundër Finlandës në Euro 2020, Christian Eriksen pësoi një arrest kardiak dhe u rrëzua në fushë, duke e shokuar botën e futbollit.

Falë reagimit të shpejtë të shokëve të tij të skuadrës, Eriksen ishte në gjendje të merrte trajtimin mjekësor që kërkonte dhe jeta e tij u shpëtua.

Lojtari i Interit tani po shërohet dhe kërkon të kthehet në futboll. Këtë javë, ai mori pjesë në një ceremoni të UEFA -së dhe kishte fjalë mirënjohjeje për ata që e ndihmuan atë ditë të tmerrshme, përcjellë KosovaPress.

“Unë do të doja të falënderoja Morten Skjoldagerin, Morten Boesenin dhe ekipin mjekësor që ndihmuan në fushë më 12 qershor. Ju bëtë një punë fantastike dhe më shpëtuat jetën,” tha ai.

“Gjithashtu një falënderim i madh për mikun dhe kapitenin tim Simon Kjaer dhe shokët e mi të skuadrës në ekipin danez për mbështetjen tuaj, si më 12 qershor ashtu edhe më pas.

“Faleminderit të gjithë fansave që më kanë dërguar mesazhe mua dhe familjes sime. Do të thotë shumë dhe na ka dhënë forcë dhe mbështetje. Faleminderit.”, ka thënë në fund Eriksen.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel