27/11 21:47
Në SHBA ka shkuar mbi 627 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19.
Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti “Johns Hopkins”, numri i personave të infektuar nga virusi ka tejkaluar 37 milionë e 616 mijë ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 627.862.
Me mbi 4 milionë e 214 mijë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërkohë pasohet nga Teksasi me mbi 3 milionë e 442 mijë dhe Florida me mbi 3 milionë e 71 mijë.
Po ashtu me 65.021 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit më të lartë të viktimave nga Covid-19 dhe ndiqet nga Teksasi me mbi 55 mijë vdekje dhe New Yorku me 53.794 vdekje.
Top Channel