SHÇBA ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë dhe deri më tani janë vënë nën pranga 5 persona, mes tyre një punonjës policie.
Ky rrjet i shpërndarjes së kokainës në kryeqytet dyshohet se drejtohej nga një efektiv i RENEA-s, i cili në bashkëpunim me 4 të rinj drejtonin rrjetin e shpërndarjes së drogës.
Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusëve”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxënësve.
Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar, ndërsa policia ka sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbeshtetjen e operacionale te DVP Tirane, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale.
Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:
Ata janë:
– R.L., 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA;
– J.L., 30 vjeç;
– G.H., 26 vjeç;
– G.S., 27 vjeç;
– E.S., 26 vjeç.
Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.
Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve.
Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.
Operacioni është në vijim e sipër dhe në përfundim të veprimeve do të ketë një njoftim për media.
SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.
Top Channel