Martesa mbretërore e Nigerisë mbledh të parët e Afrikës me avionë privatë, shkëlqim e ekstravagancë (fotot)

21/08/2021 18:02

Dhjetra avionë privatë kishin mbushur pistën e aeroportit të rajonit verior të Nigerisë, Kano teksa elita e vendit dhe koka të shteteve afrikano-perëndimore vinin për martesën e të birit të presidentit, me bijën e një lideri të njohur fetar, tradicional.

Martesa e Jusuf Buhari me Zahra Nasir Bayero duket se është eventi celeber i vitit, teksa mijëra pjesëmarrës merrnin pjesë në ceremoninë e pallatit të Emirit të Bichi, një qytezë në shtetin Kano.

Një historian tha për rrjetin BBC se një martesë mes familjeve presidenciale dhe atyre mbretërore ishte më parë e paprecedentë në Nigeri.

Dyshja ishin njohur teksa studionin në Britani, në Universitin e Surrey.

Celebrimet e dasmës po vazhdonin edhe sot, kur babai i nuses Nasir Ado Bayero u kurorëzua zyrtarisht ‘Emir i Bichi’.

Xhaxhai i tij është Emir i Kano, një nga liderët më të njohur islamikë të Nigerisë.

Familja e dhëndrit ka paguar 500,000 naira ($1,200) si çmim për nusen – rreth 10 herë më shumë se masa mesatare në veri të Nigerisë.

Gazetari Ishaq Khalid në Nigeri tha se fotot e para-martesës kishin shkaktuar zemërim në mediat sociale duke quajtur veshjen e nuses “imorale” pasi shfaqej me supet e zbuluara, edhe pse të tjerë mbronin paraqitjen.

Të tjera raportime flisnin për rreth flisnin për rreth 100 avionë privatë të ardhur për eventin, edhe pse një zyrtar i aeroportit tha se ishin më pak se 50.

Organizatorët thanë se festimet ishin në masë të reduktuar prej pandemisë së koronavirusit, dhe në fakt shumë të ftuar mbanin maska fytyrë.

Siguria ishte e lartë në ceremoni, teksa efektivë të policisë e ushtrisë ishin stacionuar në pika strategjike rreth eventit.

Ceremonia zyrtare e marteses u krye nga ministri i komunikimeve Isa Ali Pantami, që është imam i kualifikuar.

Politikanë të lartë dhe liderë tradicionalë kishin ardhur nga i gjithë vendi, duke përfshirë dhe figura të opozitës. Mes tyre ishte dhe pararendësi i presidentit Muhammadu Buhari, Goodluck Jonathan, të cilin ai mundi në zgjedhjet e 2015.

Nga të ftuarit e huaj ishin zonja e parë e Gambias, Fatoumata Bah Barrow, dhe ish-presidenti i Nigerit fqinjë Muhammadu Issoufu.

FOTO GALERI
1/11
Yusuf Buhari e Zahra Nasir Bayero u njohen kur studionin ne Britani

Top Channel