Polet e ngrira marsiane i kanë intriguar prej kohësh shkencëtarët, jo vetëm për sipërfaqen e tyre por edhe për atë që mund të gjendet poshtë.

Kërkimi për ujë në Mars është lidhur ngushtësisht me kërkimin për ekzistencën e jetës. Planeti i kuq ishte i ngrohtë miliarda vjet më parë, por tani është një shkretëtirë e ngrirë e cila nuk lejon praninë e qëndrueshme të ujit të lëngshëm. Aditya Khuller nga Universiteti i Arizonës tregon se për të parën herë skanuan shtresat për të parë se çfarë ka poshtë tyre. Reflektimet e radarit kishte bërë të mendohej që mund të kishte liqene nën sipërfaqen e polit jugor, por kjo për Khuller qe mjaft e vështirë.

Duhet të kishte qenë i mbushur më të tilla”, thotë ai per CNN. Isaac Smith, shkencëtar i Universitetit të Yorkut në Toronto hodhi idenë se sinjalet mund të ishin prodhuar nga shtresa argjile. Smektiti është një lloj argjile i gjetur kudo në Mars, por interesantja është se ai ndodhet edhe në Tokë.

Smith kreu eksperimente laboratorike për të kontrolluar se çfarë kishte kapur radari dhe i ngriu materialet në temperature të ngjashme me ato të polit jugor marsian, minus 50 gradë Celsius. Rezultati u përputh plotësisht me të dhënat e orbituesit rreth planetit të kuq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA