45 vjeçarja britanike zhgënjehet nga i dashuri djaloshar egjiptian që i vodhi paratë, e quajti “plakë e shëndoshë”, por nuk hoqi dorë (fotot)

21/08/2021 21:11

Kur britanikja Joanna Girling u nis për në Egjipt në qershor 2018 me ish-bashkëshortin e saj, mezi priste ditët me diell buzë detit.

Por ajo nuk e dinte se do të binte në dashuri me një vendas 20 vjet më të ri, që ishte kamerier në hotelin ku ajo po qëndronte.

Punonjësja e supermarketit pranonte se nuk kishte shkuar në shtrat me burrin e saj prej rreth dhjetë vitesh, prandaj ishte e hutuar nga vëmendja që nisi t’i kushtonte 24 vjeçari Hassan Kahlied.

Joanna tregon: “Ashtu si shumë çifte të tjera të martuara ne nuk tërhiqeshim më nga njëri tjetri, por qëndronim bashkë për leverdinë e jetesës”.

Një natë kur ajo nuk ishte me burrin, Hassan iu afrua dhe e ftoi të eksploronin qytetin së bashku të nesërmen.

Ajo shpjegon: “Ai ishte shumë flirtues me mua dhe unë e dija që më kishte qejf. Ne flisnim dhe ai më bënte të ndjehesha seksi, për herë të parë prej disa vjetësh. Nisa të dal fshehurazi nga dhoma për ta takuar, kur John rrinte pranë pishinës.”

“Doja të shkoja në shtrat me të që prej ditës së parë kur e njoha, por Hassan më tha se në fillim na duhet një çertifikatë e rreme martese, pasi Egjipti është një vend strikt që nuk lejon seksin para martese dhe nuk mund të merrnim një dhomë nëse nuk ishin ‘të martuar’”.

Kështu për të zgjidhur problemin e tyre, Joanna e Hassan morën një çertifikatë të rreme martese dhe gjetën një apartament ku të bënin seks.

Ajo thotë: “Ishte e pabesueshme, ai ishte aq i ri e i zellshëm. Ishte seksi më i mirë i jetës sime. Ishte e mahnitshme për mua, pas rreth 10 vjet pa asnjë kontakt. Atëherë mendova se duhet të ndahesha nga bashkëshorti.”

“Martesa jonë ishte e marrë fund dhe kur u kthyem në shtëpinë e tyre në Norfolk, Britani, unë i tregova për tradhtinë. Ne nuk kishim fëmijë bashkë por kishim vetëm shtatë qen.”

Në muajt pas kthimit në Britani, Joanna vazhdoi punën e saj në supermarket dhe i dërgonte para Hassanit për ushqim dhe per te paguar faturat.

“I dërgova atij 400 paundë për ta ndihmuar. Nuk i kërkova prova, kisha besim se më tregonte të vërtetën”.

Në gusht 2018, Joanna u kthye në Hurghada, Egjipt, e ngarkuar plot me dhuratat që i kishte kërkuar Hassan, rroba këpuncë, objekte tualeti madje dhe një shishe konjak.

Ajo thotë: “Kur shkova atje ai tha se duhet të marrë nën kontroll paratë e mia sepse në Egjipt është zakon që burrat të kujdesen për paratë, kështu që i dhashë 1100 paundët e pushimeve që kisha”.

Çifti morën një apartament me qera dhe kaluan ditë të bukura duke bërë plazh dhe seks pasionant.

“Ne gjithë kohën bënim seks, nuk ngopeshim me njëri-tjetrin, por pas afro dy javësh Hassan nisi të zhdukej, nganjëherë edhe disa ditë me radhë, duke thënë se duhet të vizitonte familjen e tij”.

Në një rast Joanna thotë se Hassan e la dy ditë pa para dhe ajo u detyrua të kërkonte punë për të siguruar të ardhura të shpejta.

“I telefonova por nuk përgjigjej. Pasi u ndava nga burri paratë që kisha me vete ishin gjithçka kisha”.

Në fund të gushtit Hassan i kërkoi Joanna të kthehej në shtëpi për disa javë pasi nuk mbanin dot apartamentin me rrogën e tij të vogël.

“U mërzita shumë që duhet të shkoja, por nuk kishim më të ardhura. Kështu që unë duhet të vija e të qëndroja me familjen, të punoja e të kurseja para për t’u kthyer.

Por kur Joanna ndaloi me fluturimin e saj në Hamburg, Hassan tregoi fytyrën e tij të vërtetë.

Tani që ajo ishte larguar, i dashuri i Joannas i tregoi se po martohej me një vajzë egjiptiane dhe më pas në një tekst e quajti “të shëndoshë e të vjetër”.

“Nuk e kuptoja,” thotë ajo. “Ai më tha se më donte, përse të më gënjente?”

Por megjithë atë që kishte kaluar, Joanna u rikthye në Egjipt në mars 2019 për të punuar si mësuese kopshti, pasi nuk kishte asgjë që ta mbante në Britani.

“Nuk shkova atje për të kërkuar dashuri,” insiston Joanna. “Më pëlqente shumë vendi dhe doja të rikthehesha.”

Joanna nuk komunikoi më me Hassan, i cili e kishte bllokuar nga rrjetet sociale.

Hassan Kahlied i kishte thënë: “Më vjen keq për paratë e tua, por ishte sepse unë jam i varfër.”

Por pas tre muajsh jetese në Hurghada, Joanës i buzëqeshi përsëri fati dhe gjeti dashurinë me një dyqanxhi të quajtur Hysm Feygo – i cili ftoi atë dhe një shoqe në dyqanin e tij të barërave dhe erëzave tradicionale.

Joanna tregon për dashurinë e re egjiptiane” “Nuk e kuptoj plotësisht por Hysm kishte diçka që më bënte të ndjehesha e qetë, qe prej momenti të parë. Ishte sikur të njiheshim prej kohësh.”

Ajo shoqëroi shoqen e saj në hotel dhe u kthye në dyqan për t’i kërkuar Hysm t’i thërriste një taksi për t’u kthyer.

“Ai erdhi në taksi me mua dhe ne bëmë seks që atë natë. Ishte e mrekullueshme por fillimisht ishte vetëm seks. Hysm dëshironte të lidheshim por unë isha lënduar një herë nga Hassan. Por teksa u njohëm nisa të kem besim te ai. Nuk më kërkonte asnjë para”.

Dashuria e dyte egjiptiane

Çifti morën një apartament për të jetuar bashkë, përsëri me çertifikatë të rreme martese, dhe vitin e kaluar u martuan me të vërtetë. Tani raportohet se po përpiqen të lindin një bebe.

“Ai as nuk më propozoi,” thotë gruaja. “Por nuk kishte nevojë – ai më konsideron si gruan e tij. Bëjmë seks një herë në dy ditë dhe shpresoj të mos jem shumë e vjetër për të mbetur shtatzënë. Tani e di që jam me dikë që më do”.

Joanna flet më tej për problemet me familjen prej sjelljes së saj jo-digjitoze me të dashurit egjiptianë. “Shumica e familjarëve të mi nuk më flasim më që kur u ktheva përsëri në Egjipt. Ata besojnë se jam budallaqe por unë nuk e vras mendjen. Ky është si një shans i dytë që më jepet”.

“Jeta ime as nuk krahasohet me atë të dy viteve më parë dhe nuk pendohem për asgjë. E dua aq shumë Hysmin.”/ The Sun/ Pergatiti: Andi Lamko/

FOTO GALERI
3/7
Ajo thotë: "Ishte e pabesueshme, ai ishte aq i ri e i zellshëm. Ishte seksi më i mirë i jetës sime.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA