Peshkaqeni gjigant copëton balenën para turistëve të tmerruar në brigjet e SHBA (fotot)

20/08/2021 17:34

Pamjet e rralla nga një kompani e gjuetisë së balenave tregonin momentet e vrazhda kur një peshkaqen gjigant u rrëmben atyre gjahun duke e ngrënë në copa të mëdha pranë brigjeve të Massachusetts, SHBA. Pak pas tij një tjetër peshkaqen i bardhë masiv afrohet për të marrë pjesën e tij nga kufoma.

Copëtimi i balenës u filmua nga një grup detaresh e turistësh të shtangur nga mizoria që po dëshmonin.

Momentet u shpërndanë në Facebook nga kapiteni i gjuetarëve të balenave John Boats, ku shihet predatori që shkëput me forcë copa nga mishi i krijesës së vdekur, e cila duket se është një balenë gungaçe.

Peshkaqeni përpëlitej në ujë duke u përpjekur të këpusë copat e mëdha të mishit nga trupi i balenës.

Sipas kompanisë, një tjetër peshkaqen u afrua në gosti, që ishte gjithashtu shumë i madh.

“Lundrimi i kësaj pasditeje nuk doli siç pritej,” shkruanin detarët. “Ne zbuluam në det balenën që për fat të keq kishte vdekur. Por ishim aty kur dy peshkaqenë gjigantë erdhën për t’u ushqyer me të. Ndaluam pak dhe bëmë video të peshkaqenëve që bënin atë që dinë të bëjnë më mirë, por ishte gjithsesi e vështirë për t’u shikuar.”

Kapiteni John Goggin, shtonte për mediat: “Ishte hera e parë që ndodhte. Njerëzit në barkë ishin shumë të emocionuar, pasi kishin edhe vizitorë me vete. Kishte shumë që thërrisnin: ‘O Zot!’, ‘Çfarë po ndodh!”

Ekspertët paralajmërojnë detarët të qëndrojnë larg kufomave të balenave në det. Agjencia e studimeve bregdetare në SHBA, thotë: “Kufoma të tilla mund të jenë më të rrezikshme nga sa duken, veçanërisht nëse në zonë ka predatorë të tjerë. Prekja e gjitarëve detarë është e ndaluar me ligj në SHBA, edhe pas vdekjes së tyre”.

FOTO GALERI
2/3
Copëtimi i balenës u filmua nga një grup detaresh e turistësh të shtangur nga mizoria që po dëshmonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA