Madonna feston 63-vjetorin me mega-party dhe kurorë gjigante në jug të Italisë (fotot)

20/08/2021 15:55

E njohura si ‘Mbretëresha e Popit’ ka marrë më në fund kurorën e saj teksa ka festuar me stil ditëlindjen në Puglia të Italisë me familjen, miq të industrisë muzikore dhe me të dashurin 27 vjeçar.

Madonna kishte veshur për eventin e te henes një fustan të ngushtë me figura sirenash deti, të stiluar nga Burberry e Riccardo Tisci.

Kengetarja nuk ka publikuar shume foto nga eventi por shihet qe plotesonte look-un e saj me geta në stil rrjete, doreza dantellë, këpucë ‘Miu Miu’ dhe bizhuteri të shumta floriri e xhevahirësh, duke përfshirë dhe një kryq të madh Dolce & Gabbana.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte kurora apo “kokorja” e saj e sofistikuar, e krijuar me porosi nga Rinaldy Yunardi, me gurë të shkëlqyeshëm dhe maja të florinjta.

“Dizajni është frymëzuar nga vetë karakteri i Madonnas,” tha krijuesi Yunardi, “pasi ajo gjithmonë nuk i është trembur rreziqeve dhe inovacionit, ndërsa kurora rreth kokës simbolizon suksesin e saj të shkëlqyeshëm.

Legjenda e muzikës shoqërohej në festë nga i dashuri i ri Ahlamalik Williams dhe mikesha e ngushtë Debi Mazar, së bashku me gjashtë fëmijët e saj: bijtë Rocco Ritchie, 21 vjeç, e David Banda, 15 vjeç, bijat Lourdes Leon, 24 vjeçe, Mercy James, 15 vjeçe, dhe Estere e Stelle Ciccone, të dyja 8.

Estere e Stella ishin kombinuar me mamanë duke veshur fustane të ngjashme Dolce & Gabbana, kurse Lourdes mbante një veshje trupore minimaliste dhe një çantë Telfar x Ugg bag.

FOTO GALERI
5/9
Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte kurora apo “kokorja” e saj e sofistikuar, e krijuar me porosi nga Rinaldy Yunardi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA